Aktualitet

Kaosi në Kakavijë/ Mediat e huaja jehonë bllokimit të shqiptarëve në kufirin grek: Makinat në radhë për 20 km

15 Gusht 2020, 08:59 Nga DOSJA
Kaosi në Kakavijë/ Mediat e huaja jehonë bllokimit të

KAKAVIJË– Situata e vështirë e krijuar në Kakavijë prej katër ditë me rradhë është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. TheGuardian dhe media franceze, Lefigaro kanë shkruar për këtë ngjarje ku mijëra makina kanë krijuar  radhët që tashmë kanë shkuar në 25 km.

Të gjitha pamjet e publikuara gjatë këtyre ditëve ku shqiptarët janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës, kanë bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

Prestigjozia “The Guardian” shkruan se rreth 4000 makina janë bllokuar në një linjë prej 20 kilometrash.

“Mijëra shqiptarë krijuan një radhë të madhe makinash në kufirin Grek sot ndërsa ata nxituan të rihyen në vend për të punuar, përpara rregullave të reja të virusit, tha policia. Rreth 4,000 makina u bllokuan në një linjë 20 km (12 milje) në vendkalimin kufitar të Kakavijës në Shqipërinë e Jugut, në një varg makinash që po rritet duke qenë se Greqia njoftoi kërkesa më të ashpra në fillim të javës për të përmirësuar një rritje në infeksione.”- shkruan The Guardian.

Gjithashtu edhe e përditshmja franceze, Lefigaro ka raportuar se mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi u bllokuan në kufirin midis dy vendeve, duke u përpjekur të kalonin para se të hynte në fuqi ligji për karantinën e detyrueshme në vendin ku ato punojnë dhe jetojnë.

“Radha e rreth 4,000 makinave, mbi 20 kilometra, është formuar në pikën kufitare të Kakavijës në jug të Shqipërisë që nga njoftimi për masat e reja Greke.”– shkruan në artikullin për Shqipërinë Lefigaro.

Nga 16 gusht, do të lejohen të hyjnë në Greqi maksimumi 750 persona në ditë nga Shqipëria. Të gjithë këta persona duhet të kenë me vete testin negativ të  Covid-19, të realizuar në 72 e fundit, dhe gjithashtu të qëndrojnë në  karantinë për shtatë ditë. Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19.

Kaosi në pikat kufitare vijon prej 4 ditësh, ndërsa shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë zgjidhje situatës. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime me palën greke për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 25 km radhë në kakavijë kaos ne kakavije lefigaro 25 km radhë në kakavijë kaos ne kakavije lefigaro

Sondazh

Poll