Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos u dyndni të gjithë drejt Kakavijës, keni edhe Kapshticën

15 Gusht 2020, 08:50 Nga DOSJA
Policia apel qytetarëve: Mos u dyndni të gjithë drejt

TIRANË- Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të mos dynden në pikën kufitare të Kakavijës. Uniformat blu këshillojnë qytetarët që të shtrytëzojnë edhe Pikën Kufitare të Kapshticës, për të hyrë në tokën greke.

Ndërkohë, Drejtori i Departamentit të Kufirit  në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj po zhvillon takime në doganën greke me homologët e policisë kufitare greke, që të mundësohet shtimi i personelit shëndetësor për realizimin e tamponeve. Sakaq nga e hëna, pritet që ketë masa shtrënguese nga autoritetet greke. Qytetarët që hyjnë në Greqi, do të qëndrojnë 7 ditë në karantinë.

Ky reagim i policisë, pasi prej katër ditësh pikat kufitare si Kakavija dhe Kapshtica janë në kaos. Në Kakavijë radhët e makinave kanë shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.  Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Po nuk ndodhi kështu, negociatat dështuan. Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, deklaroi se janë në komunikim me palën greke.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaosi në kakavijë policia e shtetit kaosi në kakavijë policia e shtetit

Sondazh

Poll