Aktualitet

15 Gusht 2020, 09:13 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar disa deklarata nga spitalet Covid në vend, ku qytetarët thonë se i blejnë vetë të gjitha, nga ushqimet e deri te respiratorët. Pampuri theksoi se qeveria bën propagandë dhe nuk ndihmon qytetarët e sëmurë.

Ndërkohë në video shfaqet një qytetare, e cila shprehet se ka blerë edhe respirator për prindin e saj, pasi kushtet në spitale janë shume keq.

“Kjo bën 1500 euro, edhe maskën ia kam blerë 200 euro. Nuk kemi garanci nëse paisja do të përdoret vetëm për prindërin tonë. Nuk kemi fare besim. Iu çojmë ushqime, nuk i merr vitaminat e duhura, i ka rënë imuniteti. Kemi paguar çdo infermier“, shprehet një qytetare, e cila është zhgënjyer nga sistemi shëndetësor.

Postimi i plotë:

Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm. Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve teegojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët. Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja. Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi orjola pampuri koronavirusi ne shqiperi orjola pampuri

Sondazh

Poll