U shpenzuan 6 milion dollarë, Veliera nuk qëndron dot në këmbë, i vendosin nga poshtë këmbën e betonit
14 Gusht 2020, 18:25Nga DOSJA
DURRËS- Veliera është një nga projektet më të diskutuara të Bashkisë së Durrësit. Me një vlerë prej 6 milion dollarësh, projekti është inicuar nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Dosja.al ka mësuar se së fundmi po bëhet një ndërhyrje në projekt, që nuk ka lidhje me planin fillstar. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije, se po shtohet një këmbë tek nënkalimi, nga poshtë bazamentit.
Inxhinierët dhe projektuesit kanë frikë se bazamenti nuk e mban dot peshën e betonit sipër. Për arsyse sigurie po i shtojnë një këmbë betoni në mes nga poshtë.
Projekti i Velierës është kundërshtuar me forcë nga arkeologë dhe shoqëria civile. Këta të fundit i bënë kërkesë gjykatës që të ndalonte punimet. Më 22 shkurt 2019, Dhoma e Këshillimit në Gjykatën Adminsitrative të Apelit, vendosi që t’i hapë rrugë rifillimit të punimeve, duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Administrative të Durrësit. Ndërkohë ambjentalistët kanë dërguar në SPAK dosjen “Veliera”, pasi Prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes për ndalimin e punimeve.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Institucioni i Avokatit të Popullit, ka reaguar në lidhje me situatën kaotike të krijuar në pikat kufitare me Greqinë. Një një reagim në Facebook, A...
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Sëknder Brataj ka folur në lidhje me përpjekjet botërore për prodhimin e një vaksine ndaj COVID-19. Në një postim në Fa...
ITALI-Një shqiptar është arrestuar nga policia në Montignoso për dhunë në familjë. Ngjarja u regjistruar mbrëmjen e shkuar në banesën e çiftit. Sapo erdh...
BULQIZË– Policia e Bulqizës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me të shtënat me armë zjarri pranë banesës së familjes Reçi. Autori i ngjarjes, me ...
KAPSHTICË -Përveç Kakavijë, edhe në pikën kufitare të Kapshticës situata është tejet problematike. Dosja.al mëson se në Kapshticë tashmë rasha ka sh...
BULQIZË– Familja Reçi nga fshati Gjoricë i Bulqizës është kërcënuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00 dhe është ...
KAKAVIJË– Ministrja Olta Xhaçka ka deklaruar se pala shqiptare dhe ajo greke, po mundohen që të bien dakort për të zgjatur orën e punës në kufi, në ...
TIRANË– Aktori Agron Llakaj ka reaguar i revoltuar për situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijë, ku radha e mjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Përm...