Aktualitet

Kaosi në kufijtë grekë, AP thirrje autoriteteve: Zgjidhni sa më shpejt situatën

14 Gusht 2020, 17:37 Nga DOSJA
Kaosi në kufijtë grekë, AP thirrje autoriteteve: Zgjidhni sa

TIRANË-Institucioni i Avokatit të Popullit, ka reaguar në lidhje me situatën kaotike të krijuar në pikat kufitare me Greqinë. Një një reagim në Facebook, Avokati i Popullit, shkruan, se po ndjek me shqetësim zhvillimet në Kakavijë dhe Kapshticë.

Avokati i Popullit i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare, për të mbështetur familjet që ndodhen në radhë për të kaluar drejt Greqisë. Njëkohësisht AP u ka bërë thirrje autoriteteve diplomatike shqiptare dhe greke, që të zgjidhin sa më shpejt situatën. Po ashtu Avokati i Popullit u ka kërkuar shqiptarëve që të shtyjnë sa më shumë të munden udhëtimin, deri në normalizimin e situatës.

Reagimi i Avokatit të Popullit 

AVOKATI I POPULLIT REAGON ME SHQETËSIM RRETH SITUATËS SË BLLOKIMIT TË QYTETARËVE SHQIPTARË NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK

Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në dy Pikat Kufitare të Shqipërisë me Greqinë, atë të Kakavijës dhe të Kapshticës, ku disa mijëra qytetarë shqiptarë po presin në rradhë kilometrike me automjetet e tyre për të udhëtuar drejt Greqisë.

Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse shqiptare të mbështesin nevojat e familjeve, që kanë në përbërje në një pjesë të madhe, të mitur apo të moshuar dhe që po qëndrojnë në temperatura mjaft të larta prej gati 48 orësh për të siguruar shërbimet bazë si furnizimin me ujë, ushqime, ndihmë mjekësore, shërbime higjieno-sanitare dhe respektimin maksimal të masave parandaluese dhe mbrojtëse për “COVID 19”.

Institucioni i Avokati i Popullit gjen rastin t’u bëjë thirrje autoriteteve diplomatike shqiptare dhe greke të ndërmjetësojnë sa më shpejt për gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate tepër shqetësuese të krijuar në kufirin shqiptaro-grek për të shmangur problemet humanitare që sa vijnë e bëhen më të dukshme.

Institucioni i Avokati i Popullit u rekomandon emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë plan të udhëtojnë drejt Greqisë, të shohin mundësinë e shtyjes sa të jetë e mundur të kohës së udhëtimit deri në normalizimin e situatës së krijuar në kufirin shqiptaro grek.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë dhe monitorojë hap pas hapi në terren detyrimet e institucioneve përgjegjëse shqiptare për normalizimin e situatës dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë që presin në kufi.

Në pikën kufitare të Kakavijës, vargu i makinave ka shkuar deri në 20 km. Ministria e Jashtme njoftoi pak orë më parë, se pala greke do të rrisë stafin shëndetësore dhe kapacitetet e testimit. Ndërkohë po bisedohet edhe për zgjatjen e orarit të kalimit të kufirit. Mësohet se që prej orës 14:00 deri në 17:00, në nga pika kufitare e Kakavijës kanë kaluar 1000 udhëtarë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokatit i popullit pika kufitare e kakavijes avokatit i popullit pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll