Aktualitet

DETAJET/ Si u qëllua me automatik para shtëpisë së familjes Reçi në Bulqizë, autori ndaloi “Golf”-in dhe nxorri armë

14 Gusht 2020, 16:34 Nga DOSJA
DETAJET/ Si u qëllua me automatik para shtëpisë së familjes

BULQIZË– Policia e Bulqizës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me të shtënat me armë zjarri pranë banesës së familjes Reçi. Autori i ngjarjes, me inicialet R.K., i cili tashmë është shpallur në kërkim, rreth orës 17:40, ka qenë duke udhëtuar me një automjet të llojit “Golf”.

Ai e ka ndalur makinën para derës së familjes Reçi, ka kërcënuar me fjalë fillimisht dhe më pas ka nxjerrë armën në dritare dhe ka qëlluar në ajër. Ngjarja mendohet të ketë lidhje me detyrën që mban një prej anëtarëve të familjes Reçi, Klodiani, i cili është Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qèlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.K.,  i cili ka njoftuar menjëherë Policinë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e  zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet familja e klodian recit klodian reci kercenohet familja e klodian recit klodian reci

Sondazh

Poll