Aktualitet

Xhaçka nga Kakavija: Duam të zgjasim orën e punës, s’di kur rregullohet! Kapet me gazetaren kur pyetet për Kapshticën: K

14 Gusht 2020, 15:55 Nga DOSJA
Xhaçka nga Kakavija: Duam të zgjasim orën e punës,

KAKAVIJË– Ministrja Olta Xhaçka ka deklaruar se pala shqiptare dhe ajo greke, po mundohen që të bien dakort për të zgjatur orën e punës në kufi, në mënyrë që radha prej 25 kilometrash që është krijuar prej tre ditësh, të lehtësoshet.

Nga Kakavija, ku u prit me revolta nga qytetarët, të cilët filluarn t’i binin borive të makinave kur e panë, Xhaçka u shpreh se kjo situatë është krijuar me vullnetin el irë të njerëzve dhe që ata po bisedojnë për të munësuar lehtësimin. Ndërkohë, ministrja premtoi trajtim të familjeve të bllokuara me mjete të nevojshme.

E pyetur se përse në Kapshticë nuk është krijuar një radhë e tillë mjetesh, ministrja Xhaçka, iu përgjigj gazetares me pyetje, teksa u shpreh se ku e dinte ajo se çfarë bëhej në Kakavijë.

Ndërsa përsa i përket ditës së nesërme, që është dita e Shën Mërisë dhe Greqia e ka ditë zyrtare pushim, ministrja Xhaçka nuk diti të japë përgjigje se çfarë do të ndodhë. Ajo u tha gazetarëve që të mos e pyesin për gjëra me të cilat ajo nuk ka lidhje.

Pjesë nga biseda

Ministrja Olta Xhaçka: Ajo që po bëjmë ne këtu përmes emergjencave civile dhe angazhimeve të qeverisë, është t’u vijmë në ndihmë të gjithë qytetarëve me të gjitha nevojat që kanë për të mos i rrezikuar më tej. Kjo është një situatë që është krijuar me vullnetin e lirë të gjithë udhëtarëve. Ne do bëjmë maksimumin për ta lehtësuar këtë situatë. Po e theksoj jemi në bisedime shumë intensive edhe për të shtyrë orarin edhe për të rritur kapacitete. Do të bëjmë të mundur që puna të vazhdojë dhe gjatë natës. Kjo nuk është një situatë e vendosur vetëm për Shqipërinë. Nuk ju them dot se kur do të shkurtohet radha, por po bëjmë të pamundur. Me palën greke kemi biseduar, që ata rregulla që kanë vendosur, jo t’i zhbëjnë, për të shtohen kapacitetet. Ne do të trajtojmë edhe të gjitha familjet e bllokuara me mjetet e nevojshme.

Gazetarja: Nesër është Shën Mëria, është pushim nga pala greke, çfarë do të ndodhë me qytetarët?

Ministrja Olta Xhaçka: Po më pyesni për gjëra që nuk janë në fuqinë time, as në punën që bëj unë.

Gazetarja: Në Kapshticë ka më pak radhë, dini gjë për këtë? Ndoshta ndodh sepse ka më shumë mjekë?

Olta Xhaçka: Ku e di ti që më shumë mjekë?

Gazetarja: Sigurisht që unë e di se çfarë ndodh, kam informacion. Dhe nesër është pushim, çfarë do të ndodhë me qytetarët?

Olta Xhaçka: Edhe njëherë, po më pyesni për gjëra që nuk janë në fuqinë time, as në punnën që bëj unë. Kjo nuk është diçka e vendosur vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olta xhacka radhe ne kakavije olta xhacka radhe ne kakavije

Sondazh

Poll