Aktualitet

“Na nxirr në pension”/ Kërcënohet me breshëri plumbash punonjësi i sigurimeve në Bulqizë dhe i terrorizojnë familjen

14 Gusht 2020, 16:17 Nga DOSJA
“Na nxirr në pension”/ Kërcënohet me breshëri

BULQIZË– Familja Reçi nga fshati Gjoricë i Bulqizës është kërcënuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00 dhe është raportuar nga një prej anëtarëve të familjes Reçi, Klodiani.

Një person, i identifikuar Ronald Kaja, ka ndaluar automjetin e tij të llojit ‘Golf’, para shtëpisë së familjes Reçi, ka nxjerrë automatikun në dritare dhe ka qëlluar. Fillimisht, ai mësohet se ka kërcënuar verbalisht e më pas ka shtënë. Nga plumbat nuk ka mbetur asnjë i lënduar.

Klodian Reçi mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka marrë në telefon policinë e Bulqizës dhe i ka lajmëruar për rastin.

Ngjarja ka pikërisht lidhje me detyrën që mban Klodian Reçi si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. 

Mësohet se para ngjarjes ai ka debatuar në telefon me një person të identifikuar si Shpëtim Kaja dhe të birin Rinoldin. Këta të dy, i kanë kërkuar që të përshpejtonte procedurat për daljen në pension, por Reçi u është përgjigjur se ka qenë i karantinuar dhe se për këtë arsye është zgjatur procesi i dokumentave. Por kjo arsye, nuk është dukur e mjaftueshme për familjen Kaja dhe Rinoldi ka shkuar përpara banesës së Reçit dhe ka qëlluar me armë.

Policia e Bulqizës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vijojnë kërkimet për autorin, Ronald Kaja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize kercenohet familja e klodian recit klodian reci bulqize kercenohet familja e klodian recit klodian reci

Sondazh

Poll