Aktualitet

Situatë problematike edhe në Kapshticë, shkon radha në 3.5 km, udhëtarët nisin t’i bien borive në shenjë revolte

14 Gusht 2020, 16:28 Nga DOSJA
Situatë problematike edhe në Kapshticë, shkon radha në 3.5

KAPSHTICË -Përveç Kakavijë, edhe në pikën kufitare të Kapshticës situata është tejet problematike. Dosja.al mëson se në Kapshticë tashmë rasha ka shkuar deri në 3.5 km.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihen qytetarët të cilat kanë zbritur jashtë makinave duke pritur në rrugë. Disa të tjerë ndërkohë në shenjë revolte kanë nisur t’i bien edhe borive.

Përveç pritjes, qytetarët po përballen edhe me të nxehtin, ku disa prej tyre kanë vendosur edhe çarçafë apo mbulesa nëpër makina, për të krijuar pak hije.

Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës, vargu i makinave ka shkuar deri në 20 km. Ministria e Jashtme njoftoi pak orë më parë, se pala greke do të rrisë stafin shëndetësore dhe kapacitetet e testimit. Ndërkohë po bisedohet edhe për zgjatjen e orarit të kalimit të kufirit. Mësohet se që prej orës 14:00 deri në 17:00, në nga pika kufitare e Kakavijës kanë kaluar 1000 udhëtarë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare kapshtice radha ne kapshtice pika kufitare kapshtice radha ne kapshtice

Sondazh

Poll