Aktualitet

“Mos e ndërprisni zinxhirin e solidaritetit”, Manastirliu thirrje për dhurim gjaku për talasemikët

14 Gusht 2020, 15:29 Nga DOSJA
“Mos e ndërprisni zinxhirin e solidaritetit”, Manastirliu

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për solidarizimin e qytetarëve për të dhuruar gjak. Nëprmjet një postimi në Facebook, Manastirliu shprehet, se ka ende nevojë për gjak për personat që vuajnë nga Talasemia.

Ministrja njofton gjithashtu se që nga fillimi i vitit e deri më sot janë bërë 17 mijë dhurime gjaku.

Postimi i plotë

Kjo është një kohë e pazakontë, e shenjuar veç vështirësive, edhe nga solidariteti për ata që kanë më shumë nevojë! Një akt i tillë human është dhurimi i gjakut ?

Megjithë situatën e epidemisë në vend, nga fillimi i vitit deri sot janë kryer rreth 1️⃣7️⃣ 0️⃣0️⃣0️⃣ dhurime gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë.

Por ka ende nevojë për dhurime vullnetare, për të mos e ndërprerë zinxhirin e solidaritetit në këto ditë të vështira!

#BëhuHero për dikë që ka nevojë për ty!
Dhuro gjak, shpëto jetë!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll