Situatë e rënduar në Shqipëri! 7 të tjerë humbën jetën brenda 24 orëve nga Covid-19, dy nga Tepelena, raportohen dhe 14
14 Gusht 2020, 14:03Nga DOSJA
SHQIPËRI– 220 viktima, 3203 të infektuar aktivë me Covid-19 dhe 3695 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirus në Shqipëri. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe gjashtë qytetarë të tjerë të infektuar me Covid-19.
Një 62-vjeçar nga Tepelena, një 63-vjeçar nga Lezha, një 70-vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73-vjeçare, një 81-vjeçar dhe një 82-vjeçar kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, sipas informacionit zyrtr. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një 59-vjeçar nga Tepelena, që kishte katër ditë i shtruar në spitalin e Infektivit, ka ndërruar jetë.
Kjo ka bërë që numri i viktimave të shkojë në 220 në total.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në Shqipëri, në 3203. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.
GREQI– Qeveria greke ditën e sotme ka lajmëruar se ka shtyrë hapjen e kufijve për Shqipërinë deri më 31 gusht.Qeveria bën të ditur se të përjashtuar nga ky kufi...
KAKAVIJË- Situata e rënduar nuk është vetëm përgjatë rrugës në Kakavijë, por dhe në pikën kufitare. Siç shihet dhe nga pamjet, situata në kufi paraq...
KAKAVIJË -Situata në Kakavijë vijon të jetë problematike prej ditësh, teksa sot vargu i automjeteve shkoi deri në 20 km. Ministria e Punëve të jashtme, ka ...
KAKAVIJË– Dosja.al ka siguruar pamjet kur qytetarët, të acaruar e të lodhur nga pritje në radhët e gjata për të bërë tamponin dhe për të kaluar drejt Greqi...
KAKAVIJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mesditë në Kakavijë. Siç shihet dhe në videon e publikuar nga RTV Ora, një grua e moshuar në tokë...
TIRANË- Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar sot nga detyra një efektiv i cili duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar të ka...
KAKAVIJË– Mijëra qytetarë vijojnë të qëndrojnë në radhë për të kaluar në Greqi. Për emigrantët nuk ka asnjë zgjidhje nga Ministria e Brendshme, por Policia...
DURRËS- Policia e Durrësit ka shpëtuar një 25-vjeçar që po rrezikonte të mbytej në det. Në një njoftim për mediat, mësohet se kanë qenë dy oficerë, ...