Aktualitet

Greqia zgjat kufizimet me Shqipërinë deri më 31 gusht, ja kush do të lejohet të futet brenda vendit

14 Gusht 2020, 13:56 Nga DOSJA
Greqia zgjat kufizimet me Shqipërinë deri më 31 gusht, ja kush do

GREQI– Qeveria greke ditën e sotme ka lajmëruar se ka shtyrë hapjen e kufijve për Shqipërinë deri më 31 gusht.

Qeveria bën të ditur se të përjashtuar nga ky kufizime janë personat që  kanë pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kanë marrë leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Lajmin  e ka bërë të ditur  ambasada greke në Shqipëri, në një postim në rrjetet sociale ku bën të ditur se ata që do të futen brenda vendit pas datës 16 do të kryejnë karantinë 14 ditore.

Njoftimi i plotë

Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.2020, kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më 31 gusht 2020.

“Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizime jane personat qe kane pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Hyrja e personave të mësipërm behet nga pikat kufitare të Kakavijes, prej së ciles lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshtices prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me aeroplan (fluturimet Tiranë – Athinë).

Nga e Diela e dates 16.08.2020 nga ora 00:01 e drekes, të gjithë ata që hynë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).

Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5.000 euro.”, thuhet ne reagim.

Pak para disa ditësh qeveria greke bëri të ditur se kufijtë për qytetarët shqiptar do të lejohen të futen brenda vendit pas datës 16, por që për fat të keq të vendit tonë është shtyrë dy javë të tjera.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqia hapja e kufijve shqiperia greqia hapja e kufijve shqiperia

Sondazh

Poll