Aktualitet

600 mijë $ për një mur/ Rektori i UBT-së në Prokurorinë e Tiranës, nën hetim për pastrim parash

10 Prill 2019, 08:28 Nga DOSJA
600 mijë $ për një mur/ Rektori i UBT-së në

Tiranë-  Bahri Musabelliu ndodhet sot për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me hetimet për fondin prej 640 mijë $ për një mur rrethues dhe një portë të universitetit. Musabelliu akuzohet se përfituar një pjesë të shumës së fondit. Bahri Musabelliu akuzohet për shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Hetimi është nisur nga e agjentët e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, të cilët  kanë konstatuar shkeljet dhe pas kësaj kanë kallëzuar rastin në prokurorinë e kryeqytet që ka nisur menjëherë hetimet.

Sakaq hetuesit janë duke verifikuar praktikën e ndjekur për të gjithë tenderat mbi mënyrën se si janë fituar dhe që mbajnë firmën e Rektorit, Bahri Musabelliu.

Ky hetim për  Musabelliun vjen në një kohë kur në UBT ka protesta dhe kërkohet që të mos prishet fidanishja. Edhe rektori e ka kundërshutar projektin e Erion Veliajt për të ndërtuar aty një shkollë 9-vjeçare. (lexo këtu)

Edhe sot në ditën e 5- të vijon protesta e studentëve dhe pedagogëve në UBT. Mësohet se sot në orën 12:00 në këtë universitet do të jetë kreu i Bashkisë Erion Veliaj.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll