Aktualitet

Gazetari Robelli: Zemërohet kryeministri kur akuzohet për korrupsion, tani e quajmë keqqeverisës

10 Prill 2019, 08:20 Nga DOSJA
Gazetari Robelli: Zemërohet kryeministri kur akuzohet për korrupsion,

TIRANË- Gazetari dhe analisti Enver Robelli ka reaguar lidhur me grabitjen e djeshme të ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën rreth 10 milionë euro.

Në statusin e tij në Facebook, Robelli shkruan se grabitja e ndodhur në aeroport tregon keqqeverisjen e vendetit. 

Kush e ruan Shqipërinë? Zemërohet kryeministri për shkak se një gazetar i respektuar e akuzon për korrupsion. Ndoshta ndihet më mirë kryeministri i Shqipërisë nëse e quajmë keqqeverisës. Kush e mbron Shqipërinë kur grabitësit futen në pistë dhe pastaj edhe në avionin e një kompanie ajrore të rëndësishme europiane?,”-shkruan Robelli. 

POSTIMI I PLOTË:

Grabitja e 10 milionë eurove ndodhi gjatë ditës së djeshme në mesditë, ku për 3-4 minuta autorët kanë arritur të marrin paratë. Autorët janë përplasur me policinë dhe një prej tyre është vrarë, ndërsa bëhet e ditur se është identifikuar si Admir Murataj. Deri tani janë 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Dyshohet se një grabitës është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore. Policia ka vijuar kontrollet gjatë natës dhe janë gjetur dy mjete të djegura deri tani.

(K.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj edi rama enver robelli grabitja ne rinas admir murataj edi rama enver robelli grabitja ne rinas

Sondazh

Poll