Aktualitet

Shoqërohet në Polici gruaja e Admir Muratajt, vëllai: Policia nuk e konfirmon

10 Prill 2019, 07:40 Nga DOSJA
Shoqërohet në Polici gruaja e Admir Muratajt, vëllai: Policia nuk

TIRANË- Të tjera dertaje janë mësuar për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Pas dyshimeve se  një prej grabitësve është Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë.

Sot Policia mësohet se ka shoqëruar në Polici gruan e tij, e cila mund të ketë informacione për këtë grabitje. Po ashtu gjatë ditës së sotme ka folur dhe vëllait i Admir Muratajt, që ka kërkuar të shoh trupin e të vrarit, për të verifikuar nësë viktima është vëllai i tij apo jo.

“Policia nuk më konfirmon nëse i vrari është vëllai im. Ne kemi disa orë që presim ngushëllime, por ende nuk kemi haopur dyert e mortit”, shprehet më tej ai për News24. Për të verifikuar nëse trupi i gjetur i vrarë pritet dhe përgjigja e ADN-së për të bërë një verfikim të plotë.

Grabitja e 10 milionë eurove ndodhi gjatë ditës së djeshme në mesditë, ku për 3-4 minuta autorët kanë arritur të marrin paratë. Autorët janë përplasur me policinë dhe një prej tyre është vrarë, ndërsa bëhet e ditur se është identifikuar si Admir Murataj. Deri tani janë 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Dyshohet se një grabitës është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore. Policia ka vijuar kontrollet gjatë natës dhe janë gjetur dy mjete të djegura deri tani.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas gruaja e admir muratajt admir murataj grabitja ne rinas gruaja e admir muratajt

Sondazh

Poll