Sport

Tirana gjen në Ganë zëvendësuesin e Ngoo, ja kush është goditja e radhës e kryeqytetasve

13 Gusht 2020, 19:10 Nga DOSJA
Tirana gjen në Ganë zëvendësuesin e Ngoo, ja kush

TIRANË -Klubi i Tiranës ka përforcuar organikën me një sulmues ganez. Sipas “Ghanasoccernet”, bëhet fjalë për 26-vjeçarin  Derric Sasraku.

Ky i fundit luan në Ganë tek skuadra e Medeame. Sasraku mund të luajë në qendër të sulmit, por mbulon edhe krahët. Ai shihet nga kryeqytetasit, si zëvendësuesi ideal i Michael Ngoo.

Më herët ndërkohë klubi 25 herë kampion i Shqipërisë ka firmosur edhe me mesfushorin 27-vjeçar, Filip Najadovski.

Tirana ka nisur një revolucion në skuadër, teksa pak ditë më parë 6 lojtarë i dhanë lamtumirën fanellës bardh e blu.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derrick sasraku merkato e tiranes derrick sasraku merkato e tiranes

Sondazh

Poll