Sport

Xavi Hernandez: Ëndërroj stolin e Setien, rinovim automatikisht i Messit

13 Gusht 2020, 16:50 Nga DOSJA
Xavi Hernandez: Ëndërroj stolin e Setien, rinovim automatikisht i

SPANJË-  Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez në një intervistë për mediat ndërkombëtare ka shpalosur planet e të ardhmes si trajner. Ai ka folur rreth ofertes së Barcelonës për tu bërë trajner ku është shprehur se kur mori ftesën nuk ishte moment i mirë për të marrë timonin e katalasve. Ai gjithashtu ka përmendur edhe ish-shokun e tij të skuadrës Messin, të cilin e konsideron si të pazvendësueshëm dhe se kontrata e tij duhet të jetë e përjetshme.

 “Në janar i thashë drejtuesve të Barcelonës se nuk ishte momenti i duhur për të marrë drejtimin e ekipit, ndërsa nuk më kanë kontaktuar më. E respektoj shumë Setien, sepse ai praktikon filozofinë e Johan Cruyff, por ka nevojë për rezultate pozitive. I uroj më të mirat.

Është e qartë që do të doja ta drejtoja një ditë Barcelonën, është ëndrra ime. E kam në mendje stafin teknik me të cilin do të punoja, bëhet fjalë për një staf të frikshëm me Puyol, Jordi Cruyff dhe disa prej lojtarëve aktualë.

Messi? Duhet të ketë një klauzolë që rinovon automatikisht kontratën e tij. Leo ka nevojë për Barcelonën dhe e kundërta. Drejtuesit e kanë detyrë ta bëjnë të lumtur, sepse sa më i lumtur që të jetë ai aq më shumë tituj do të vijnë në klub,” mbyll trajneri i Al Sadd.

Xavi Hernandez në janar të këtij viti ju ofrua posti i teknikut te katalanasit pas shkarkimit te Valverdes, por ai e refuzoj për shkak se nuk ndihet i gatshëm për atë rol tepër të rëndësishëm.  

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport trajneri i barcelones xavi hernandez trajneri i barcelones xavi hernandez

Sondazh

Poll