Aktualitet

ME VIDEO/ Edi Rama në Folie Marine, kryeministri filmohet teksa zbret shkallët nga resorti luksoz në jug të Shqipërisë, mu

13 Gusht 2020, 17:56 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Edi Rama në Folie Marine, kryeministri filmohet teksa zbret

VLORË– Kryeministri Edi Rama është filmuar në një nga komplekset më të shtrenjtë dhe më luksozë që ndodhet në jugun e Shqipërisë, “Folie Marine”. Dosja.al ka siguruar pamjet, ku kryeministri Rama shihet teksa zbret shkallët për të dalë nga resorti më i frekuentuar nga shtresa elitare e Shqipërisë.

Pa maskë të vënë, veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, Rama futet brenda ambienteve të këtij kompleksi.

Pas Ramës, futen dy truprojat e tij, të veshur me të zeza, dhe njëri prej tyre mban të vënë edhe maskën anti-covid. Pas tij, Dosja.al mëson se ka zbritur edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, bashkë me të voglin Zaho. Dhe në momentin që kanë kaluar këta dy të fundit, menaxherët e vendit e kanë parë të arsyeshme të ulin muzikën, por kjo pjesë nuk dëshmohet në video.

Më herët, u publikua një tjetër foto, që tregonte kryeministrin Rama të relaksuar në një bar kafe me të shoqen. Edhe ministrja Olta Xhaçka është fotografuar më herët, teksa pinte kafe në këtë resort.

Përveç çmimeve të kripura dhe frekuentimin nga të pasurit e Shqipërisë, ky kompleks, njihet edhe për ‘kokat’ e krerëve të Kadastrës së Vlorës që ka ‘ngrënë’. Ky institucion ka ndërruar dhjetë drejtorë, të cilët nuk u kanë dhënë dot drejtim konflikteve për pronësinë e truallit të “Folie Marine”, që kanë nisur që në vitin 2013.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama ne folie marine edi rama edi rama ne folie marine

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2020, 16:10

TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingu-ut për Prokurorin e Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka. Mësohet se ky i fundit ka par...

Aktualitet 13 Gusht 2020, 15:46

TIRANË– Meard Berberi, vëllai i trurit të atentatit ndaj familjes Muçolarri në Tushemisht ka rënë në pranga ditën e sotme. Berberi ra në prangat e p...