Aktualitet

Vijon SAGA e dorëheqjeve në Kadastrën e Vlorës, ikën edhe drejtori Bilbil Aliaj

Aliaj ishte drejtori i dhjetë i këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë.
Featured image of article: Vijon SAGA e dorëheqjeve në Kadastrën e Vlorës, ikën edhe drejtori Bilbil Aliaj

VLORË– Bilbil Aliaj, drejtori i Hipotekës së Vlorës, i cili e mori detyrën vetëm në datë 4 shkurt të këtij viti, është dorëhequr. Dosja.al, mëson se Bilbili ka dhënë dorëheqjen pas më shumë se tre muajsh pasi mori detyrën, dhe siç duket nuk i ka dhënë fund konfliktit të pronave në Vlorë, që kanë nisur që në vitin 2013.

Aliaj ishte drejtori i dhjetë i këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë.

Ai erdhi në detyrë pas Taulant Canametin, i cili u komandua pas ‘furtunës’ në kadastrën e Vlorës. Përpara se të merrte këtë detyrë, Aliaj mbante postin e zv.drejtorit të dytë në këtë institucion.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

Konflikti për pronën në Jalë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë, një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt, është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.

Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës

Deri më tani, janë tre drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tre nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Disa muaj më parë për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua edhe Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment