Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Mit’hat Havari: “Komandon” dyshoj ta ketë vrarë policia, si kanë vepruar autorët

10 Prill 2019, 05:50 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Mit’hat Havari: “Komandon” dyshoj ta

Tiranë-  Në lidhje me grabitjen spektakolare të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari  është shprehur se grabitësi mund të mos jetë vrarë nga policia dhe hodhi dy hipoteza për mënyrën se si mund të kenë vepruar autorët.

Unë dyshoj se e ka vrarë policia. Kjo do shihet sigurisht, plumbi nga cila armë. Në qoftë se e ka vrarë policia, policia do shkonte pas furgonit të grabitësve. Ka dy mënyra se si mund të kenë vepruar autorët. Grabitësit ose kanë qenë të sigurt, kanë pasur siguri, kanë pasur njerëz brenda ose e kanë bërë në mënyrë normale, sepse lumi fle, hasmi s’fle thotë populli. Ata ditë të tëra mund të kenë kontrolluar aeroportin. Bënë gallatë komplet. 

Një ditë më parë u grabit me armë në Rinas një shumë e madhe parash, që dyshohet të jetë deri në 10 milionë euro. 4 persona të armatosur me një makinë mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” kryen grabitjen dhe një prej autorëve ngeli i vrarë. (lexo këtu).

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e 10 milionë eurove në rinas mit'hat havari grabitja e 10 milionë eurove në rinas mit'hat havari

Sondazh

Poll