Aktualitet

“Parat u morën për 30 sekonda”, gazetari Koka: Grabitësit përshkuan mes për mes të gjithë pistën

9 Prill 2019, 20:24 Nga DOSJA
“Parat u morën për 30 sekonda”, gazetari Koka:

TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë nga grabitja e e ndodhur në Rinas, ku u grabitën 10 milionë euro.

Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ka dhënë disa detaje të tjera lidhur me grabitjen spektakolare.

Ai tha se makina e djegur është një makinë tip “Mercedes Vito”, por targat e saj i përkisnin një makine tip “Fiat Punto” të vjedhur kohë më parë.

“Targat e makinës së djegur “Mercedes Vito”, ishte me targat e një automjeti tip “Fiat Punto” e vjedhur më parë”, – tha Koka.

Sipas tij, grabitja ka ndodhur për rreth 3 minuta e 30 sekonda, ndërsa grabitësit kanë përshkuar mes përmes të gjithë pistën.

“3 minuta e 30 sekonda. Për 30 sekonda kanë marrë paratë, e pastaj kanë përshkuar mes për mes të gjithë pistën e Rinasit, duke dalë nga dera tjetër e aeroportit”, – tha Koka.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas

Sondazh

Poll