Aktualitet

Kokainë me vlerë 50 mijë euro në Mercedes, arrestohet i riu nga Durrësi në Itali

9 Prill 2019, 20:04 Nga DOSJA
Kokainë me vlerë 50 mijë euro në Mercedes, arrestohet i riu

ITALI- Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët, pasi u kap me kokainë, brenda në mjetin e tij.

Njësitë Hetuese të Komisariatit së Chietit në San Salvo, kanë sekuestruar sasinë e kokainës me vlerë rreth 50 mijë euro.

Sipas raportimit të medieve lokale bëhet me dije se lënda narkotike është gjetur e fshehur në pjesën e pasme të Mercedesit të 26 vjeçarit.

I riu nga Durrësi u kap në flagrancë në zonën e San Salvos dhe ishte banues në Emilia Romagna. Së bashku me të riun shqiptar, karabinierët kanë shoqëruar në komisariat edhe një 30 vjeçar italian, i cili ndodhej me të në makinë. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari itali kokaine arrestohet shqiptari itali kokaine

Sondazh

Poll