Aktualitet

Detaje nga grabitja në Rinas/ Meta erdhi me të njëjtin avion, Llalla ishte në bord kur ndodhi ngjarja

9 Prill 2019, 19:56 Nga DOSJA
Detaje nga grabitja në Rinas/ Meta erdhi me të njëjtin avion,

TIRANË- Të tjera detaja sa vijnë e dalin nga grabitja e 10 milionë eurove në Rinas. Sipas gazetares, Klodiana Lala, në avionin ku u grabitën rreth 10 milionë euro në Rinas, ishte edhe ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla.

Gazetarja tha se ish-kryeprokurori ndodhej në avionin me destinacion Vjenën.

“Në avionin që do të nisej nga Tirana drejt Vjenës ishte dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Kjo ështe konstatuar në momentin kur Policia ka hyrë brenda në avion dhe ka pyetur pasagjerët”, deklaroi Lala në “Dritare me Rudinën” në News 24.

Ndërkohë në adresë të moderatore Rudina Xhunga erdhi një informacion sipas të cilit pak minuta para se të ndodhte grabitja e eurove, nga avioni i grabitur ka zbritur presidenti i shtetit, Ilir Meta dhe Garda ka qenë prezentë në aeroport. Sipas këtij informacioni, grabitësit kanë ndërhyrë kur garda është larguar.

(B.D/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla grabiten 10 milionë euro në rinas grabitja ne rinas klodiana lala adriatik llalla grabiten 10 milionë euro në rinas grabitja ne rinas klodiana lala

Sondazh

Poll