Aktualitet

U vra gjatë grabitjes 10 mln €, kush është Admir Murataj ‘truri’ i grabitjeve në Rinas me 15 emra

10 Prill 2019, 06:22 Nga DOSJA
U vra gjatë grabitjes 10 mln €, kush është Admir Murataj

TIRANË- Protothema një nga mediat më të mëdha greke ka zbuluar emrin e një prej grabitësve të Rinasësit. Sipas kësaj gazete, personi që u vra dje gjatë përleshjes me policinë është  Admir Murati.

Murati është arratisur në vitin 2013 nga burgu i Trikalas së bashku me 10 shqiptarë të tjerë, që cilësoheshin si të rrezikshëm nga autoritetet greke. Më tej shtohet se policia greke kishte arritur që të arrestonte shokët e Muratit, por nuk kishte rënë dot në gjurmët e tij.

Admir Murataj që u vra dje ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh si organizator edhe i tre grabitjeve të tjera të blindave me para të bankave në Rinas, dy në 2015 dhe një në 2017. Murataj ishte arratisur nga burgjet greke dhe përdorte 15 emra.

Po kush është Admir Murataj?

Murataj, i cili sipas Protothema është personi i vrarë nga Policia gjatë grabitjes së djeshme në Rinas rezulton në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai së bashku me persona të tjerë është i akuzuar për disa grabitje të ngashme të ndodhura në Riasn dhe afër tij.

Prokuroria kur lexoi pretencën për bandën e grabitësve të parave u shpreh se Admir Murati ishte në kërkim, i cili njihej si truri i të gjitha grabitjeve. Prokurori i çështjes në total kërkoi 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura. Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer.

Ngjarja e parë për të cilën akuzohet grupi, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Rinas, disa persona të markuar arritën që të kryenin një grabitje spektakolare duke marrë 10 milionë euro, të cilat do të transferoheshin jashtë shqipërisë. Ata ranë në gjurmët e Policisë dhe shkëmbyen zjarr me uniformat blu, ku një prej grabitësve u vra gjatë tentativës për t’u larguar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murati grabitja 10 milion euro grabitja ne rinas grabitja spektakolare admir murati grabitja 10 milion euro grabitja ne rinas grabitja spektakolare

Sondazh

Poll