Aktualitet

Vihet në pranga banakieri, në kërkim pronari i lokalit. Policia: Vendosnin baste sportive me celular

13 Gusht 2020, 06:20 Nga DOSJA
Vihet në pranga banakieri, në kërkim pronari i lokalit. Policia:

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar sot banakierin e një lokali dhe ka shpallur në kërkim pronarin e tij, pasi kishin lejuar që në lokal të ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit. 

Gjatë një operacioni, Policia e Shkodrës njofton se  është arrestuar shtetasi A.Xh, 22 vjeç, për vepra penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, si dhe është shpallur shtetasi N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.

Efektivët kanë kontrolluar telefonin e banakierit dhe i kanë gjetur atij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.

NJOFTIMI I PLOTË

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vihet në pranga një 22-vjeçar që punonte si banakier në lokal dhe shpallet në kërkim pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme. Në vijim të kontrolle të ushtruara nga shërbimet e Policisë në qytetin e Shkodrës, për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit, u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, shtetasi A. Xh., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku ky shtetas punonte si banakier, Policia gjeti në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Xh. dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne shkoder ligji për lojërat e fatit policia shkoder arrestime ne shkoder ligji për lojërat e fatit policia shkoder

Sondazh

Poll