Aktualitet

E rëndë/ 29-vjeçari i infektuar me COVID hidhet nga kati i 3-të i Sanatoriumit, humb menjëherë jetën, spitali: Ishte në

13 Gusht 2020, 06:29 Nga DOSJA
E rëndë/ 29-vjeçari i infektuar me COVID hidhet nga kati i

TIRANË- Ngjarje e rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Mëngjesin e sotëm është hedhur nga kati i tretë i këtij spitali 29-vjeçari me iniciale Xh.K dhe si pasojë ndërroi menjëherë jetë. Mësohet se i riu nga Durrësi, i infektuar me COVID-19 u hodh nga ballkoni në momentin kur infermierja kishte shkuar për t’i bërë injeksionin. Ka qenë infermierja që nuk e ka gjetur më pacientin në krevat, pasi kishte shkuar që të merrte një tjetër medikament. 29-vjeçari kishte 4 ditë që merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit.

Për këtë ngjarje nuk ka munguar edhe një reagim nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Mjekët sqarojnë se i riu ishte në gjendje të stabilizuar. Ndërsa, sa i përket arsyeve që çuan të riun drejt aktit ekstrem, stafi thotë se për këtë kanë nisur hetimet organet kompetente. Ndërkohë, dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë ankthi dhe stresi që ka përjetuar i riu gjatë qëndrimit në spital.

Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 141 raste të reja. Deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 208 vdekje dhe aktualisht janë 3057 persona të infektuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 29-vjeçari hidhet nga kati i 3 i senatoriumit vetëvritet 29-vjeçari i infektuar 29-vjeçari hidhet nga kati i 3 i senatoriumit vetëvritet 29-vjeçari i infektuar

Sondazh

Poll