Bota

Franca në mbështetje të Greqisë/ Forcon praninë ushtarake në Mesdheun lindor, Macron: Turqia të ndalojë kërkimet e naft

13 Gusht 2020, 07:49 Nga DOSJA
Franca në mbështetje të Greqisë/ Forcon praninë

FRANCA – Në një kohë që Greqia është në një konflikt të ashpër me qeverinë turke sa i përket çështjes së Mesdheut Lindor, mediat e huaja kanë shkruar se  Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në mbështetje të Greqisë.

Ky lajm është bërë me dije nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili i ka bërë thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutueshme që ka rritur tensionet me Greqinë.

Lideri francez shprehu shqetësimin për eksplorimin ‘të njëanshëm’ nga Turqia në një telefonatë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, tha Macron në një deklaratë, duke shtuar se kërkimi duhet të pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor midis palëve.

“Franca do të forcojë përkohësisht praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, thuhet në deklaratë, për të monitoruar situatën në rajon dhe të shënojë vendosmërinë e saj për të mbështetur ligjin ndërkombëtar.”- thuhet më tej në deklaratë.

Burimi: Ekathimerini 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni emmanuel macron konflikti turqi-greqi emmanuel macron konflikti turqi-greqi

Sondazh

Poll