Bota

Kreu i Grupit të LDK kundër Haradinajt: Nuk kemi marrëveshje me ju për presidentin

13 Gusht 2020, 07:01 Nga DOSJA
Kreu i Grupit të LDK kundër Haradinajt: Nuk kemi marrëveshje me

KOSOVË- Kreu i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, kandidaturën e Ramush Haradinajt për President e ka cilësuar si një ngjarje partiake.

Në një deklaratë për Klan Kosova, ai është shprehur se është e drejtë e AAK-së që të propozojë kandidat, por me LDK-në nuk kanë asnjë marrëveshje për këtë çështje.

Është e drejtë e plotë e AAK-së. Është ngjarje partiake që e respektojmë. Nuk kemi marrëveshje për Presidentin”, ka qenë ky reagimi i shkurtër i kreut të grupit të LDK.

Një ditë më parë kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh i gatshëm që të kandidonte për President. Ai tha se ka zhvilluar një mbledhje brenda partisë dhe ishte propozuar që të ishte ai kandidati i mundshëm për postin më të lartë në vend.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben gashi haradinaj per president ramush haradinaj arben gashi haradinaj per president ramush haradinaj

Sondazh

Poll