Bota

Ministri i jashtëm gjerman: Libani duhet të luftojë korrupsionin pas shpërthimit tragjik në Bejrut

13 Gusht 2020, 06:28 Nga DOSJA
Ministri i jashtëm gjerman: Libani duhet të luftojë korrupsionin

GJERMANI–  Ngjarja tragjike që përfshiu kryeqytetin libanes pasditen e 4 gushtit ka shokuar  mbarë botën. Por teksa nga shpërthimi i fuqishëm kanë mbetur 200 viktima dhe 6 mijë të plagosur, vendi është ngritur në protesta kundër qeverisë, e cila dha dorëheqjen dy ditë më parë.

Sa i përket kësaj situate, Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas është shprehur se Libani kishte nevojë për një qeveri të aftë për të luftuar korrupsionin dhe për të miratuar reformat ndërsa ai vizitoi portin e Bejrutit, skenën e shpërthimit shkatërrues që ka ndezur protesta dhe bëri që kryeministri i vendit të japë dorëheqjen.

Nga shpërthimi tragjik mësohet se të paktën 300,000 qytetarë të tjerë kanë mbetur pa një strehë, pasi shumica e banesave janë shkatërruar totalisht.

“Është e pamundur që gjërat të shkojnë si më parë. Komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të investojë, por ka nevojë për garanci për këto investime. Është e rëndësishme të kesh një qeveri që lufton korrupsionin. Shumë vende në Evropë kanë shumë interes për këtë vend. Ata duan të dinë se ka reforma ekonomike dhe qeverisje të mirë.”– deklaroi  Ministri i Jashtëm Heiko Maas.

Ndërkohë dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Hassan Diab ka thelluar pasigurinë  në vend, gjithashtu edhe OKB-ja një ditë më parë i ka bërë thirrje Libanit të formojë sa më shpejtë qeverinë e re.

Burimi: Firstpost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota heiko maas shperthimi ne bejrut heiko maas shperthimi ne bejrut

Sondazh

Poll