Bota

Ramush Haradinaj president? Vjen reagimi nga LDK-ja: Këto gjëra diskutohen me partnerët e koalicionit

13 Gusht 2020, 06:54 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj president? Vjen reagimi nga LDK-ja: Këto gjëra

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë reagimin e parë në lidhje me vetëshpalljen e kandidaturës së Ramush Haradinajt për president të Kosovës.

Ka qenë deputetja e LDK-së, Vlora Limani Hajnuni, e cila në një reagim për mediat vendase ka thënë ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet mes partnerëve kur t’i vije koha.

Partneret e koalicionit duhet te ulen e bisedojnë kur t’i vije koha. Unë besoj që jo. Besoj që bisedime të tilla me çështjen e presidentit, duhet të bisedohen edhe forumet e partisë e një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Aq sa jam e informuar unë jo”, u shpreh deputetja.

Një ditë më parë kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh i gatshëm që të kandidonte për President. Ai tha se ka zhvilluar një mbledhje brenda partisë dhe ishte propozuar që të ishte ai kandidati i mundshëm për postin më të lartë në vend.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni haradinaj per president ramush haradinaj vlora limani hajnuni haradinaj per president ramush haradinaj vlora limani hajnuni

Sondazh

Poll