Bota

E rëndë në Kinë/ Braktisin të porsalindurën në koshin e mbeturianave, arrestohen dy prindërit: I kishim dy vajza, donim

13 Gusht 2020, 07:16 Nga DOSJA
E rëndë në Kinë/ Braktisin të porsalindurën

KINË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku sipas mediave të huaja është bërë me dije se një vajzë e porsalindur është braktisur në jug të Kinës nga prindërit e saj.

Por sikurse sikurse ka shkruar edhe DailyMail shkak për braktisjen e të porsalindurës është bërë gjinia, prindërit dëshironin të kishin një djalë dhe jo vajze.

Ka qenë i ati i saj që e ka braktisur pranë një koshi mbeturinash vetëm disa orë pasi ajo lindi, ndërkohë që familja i kishte dy vajza.

Foshnja u dërgua më vonë në një qendër sociale lokale, pasi një pastrues rruge e pa dhe kontaktoi policinë. Menjëherë pas kësaj ngjarje, prindërit u arrestuan nën dyshimin e braktisjes menjëherë pasi incidenti ndodhi në qytetin Dongguan të provincës Guangdong.

21-vjeçarja zonja Li, e lindi fëmijën në orët e para të 29 korrikut në një banesë me qira. Ata thanë se ishin të zhgënjyer pasi zbuluan të porsalindurin se ishte vajzë.

Ndërsa bashkëshorti i tij 24-vjeçar, i njohur me mbiemrin Zhang, ka deklaruar në polici se ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua kur lindi vajza e tretë.

Burimi: DailyMail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota braktisin të porsalindurën kine braktisin të porsalindurën kine

Sondazh

Poll