Bota

Gerqia nuk gjen qetësi/ Shënon bilancin më të lartë të rasteve të reja që prej fillimit të pandemisë

13 Gusht 2020, 07:37 Nga DOSJA
Gerqia nuk gjen qetësi/ Shënon bilancin më të lartë

GREQI– Pandemia e Covid-19 duket se nuk do të zhduket edhe  për një kohë të gjatë nga bota, në një kohë kur ditë pas dite raportohen shifra të frikshme të të infektuarëve dhe viktimave nga virusi.

Ndërkohë edhe Greqia, shtet i cili për disa ditë me rradhë pa një situatë më të qetësuar të Covid-19, orët e fundit mediat e huaja kanë shkruar se janë shtuar rastet e reja.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik tha se janë konfirmuar 262 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 22 u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit. Ky është numri më i madh i  rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë në vend.

Tashmë numri i përgjithshëm i infeksioneve koronavirus në Greqi tani qëndron në 6177 pasi të mërkurën pasdite Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi se rastet e reja të konfirmuara nga laboratori i sëmundjes janë 262.

Prej disa ditësh Greqia ka forcuar kufijtë e saj hyrës, duke kërkuar testin e virusit për çdo person që kërkon të shkelë në tokën e saj, por megjithë përpjekjet nuk ka mundur dot që t’i shpëtojë një vale të dytë infektimesh.

Burimi: worldometers

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll