Bota

Mbi 20 milionë të infektuar në mbarë botën/ Shifra të frikshme në Meksikë, rriten rastet e reja me Covid-19 në Indi

13 Gusht 2020, 06:09 Nga DOSJA
Mbi 20 milionë të infektuar në mbarë botën/ Shifra

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,360,302 të infektuar dhe janë shënuar 169,131 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

India ka raportuar një bilanc të lartë të të infektuarëve  ditën e sotme, ndërsa numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar mbi 47,000. Infeksionet u rritën me 66,999 të enjten nga një ditë më parë, ku tashmë numërohen rreth 2.4 milion të infektuar deri më sot, është shprehur ministria e shëndetësisë në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 54,666, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 737 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 104,263 viktima dhe 3,170,474 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 15,260.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,756 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 19  raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,225 viktima dhe në Francë 30,354, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,581.

Sa i përket kësaj situate kreu i OBSH është shprehur se teksa numri i të infektuarëve ka shkuar mbi 20 milionë, ende ekziston rreziku i një shpërthimi tjetër i pandemisë Covid-19. Deri më tani teksa ka kaluar gjysëm viti me pandeminë e Covid-19, vetëm një ditë më parë është aprovuar për vaksina e parë kundër virusit vdekjeprurës, dhe është pikërisht Rusia shteti që ka arritur të prodhojë i pari në një kohë që shumë shtete të tjera po punojnë për krijimin e saj.

Por disa dokumenteve zyrtare kanë vërtetuar se vaksina kundër koronavirusit, e miratuar të martën në Rusi, është testuar vetëm në 38 persona dhe shkakton disa efekte anësore, si temperaturë, ethe, dhimbje dhe ënjtje.

Burimi:  TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll