Art&Argëtim

Poston foton e Trumpit të mërzitur, Dua Lipa mbështet Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit

12 Gusht 2020, 10:40 Nga DOSJA
Poston foton e Trumpit të mërzitur, Dua Lipa mbështet Joe Biden

SHBA– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, por teje e njohur edhe në botë për zërin e saj të veçantë.

Mirpo teksa e kemi parë vetëm në koncerte dhe duke kënduar, herë pas here Dua reagon  edhe për çështjet politike që ndodhin në vend.

Sëfundmi ajo ka reaguar edhe për garën e fortë mes Joe Biden dhe Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Nga fotot që ajo ka publikuar në Instastory ka treguar se mbështet Biden në këto zgjedhje dhe është kundër një fitoreje të dytë të Trump.

Kjo vihet re nga postimet e saj, sepse ka publikuar së pari foton e Biden dhe Kamala Harris ku të dy shihen të qeshur, pasi Biden, kandidati i mundshëm për president i demokratëve e zgjodhi Harris, si zëvendësen  e tij.

Ndërsa në foton e dytë shihet Trump i inatosur dhe Kamala duke qeshur.

Shumë emra të njohur  amerikan por jo vetëm janë kundër një mandati të dytë për Donald Trump, e siç duket këngëtarja shqiptare është bashkuar me mbështetësit e Biden.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz donald trump dua lipa joe biden donald trump dua lipa joe biden

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Gusht 2020, 20:06

SHBA– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka zbuluar se mosha e tretë nuk është e informuar për të si artiste.Teksa ishte e ftuar në emisionin “Jim...