Aktualitet

U shërua nga Covid-19, Veliaj nxjerr foton me mjekër dhe të birin në krahë: Ju më dhatë përditë kurajo e frymëzim për

12 Gusht 2020, 14:24 Nga DOSJA
U shërua nga Covid-19, Veliaj nxjerr foton me mjekër dhe të birin

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pak orë pasi tamponi i dytë që bëri rezultoi  negativ, duke deklaruar shërimin e plotë nga Covid-19. Përmes një fotoje në rrjetet sociale, Veliaj, i cili shihet që ka vënë edhe mjekër dhe mban të birin, Kajanim në krahë, falenderon të gjithë mjekët për përkushtimin.

Ndër të tjera, Veliaj shton se ka një mirënjohje të madhe edhe për familjen e tij që e ka ndihmuar të kalojë këtë periudhë të keqe, teksa përmend me radhë të gjithë mjekët dhe personil mjekësor që ndihmuan të shërohej nga Covid-19. Ndër të tjera, kryebashkiaku shkruan se këto ditë ka njohur plotë pacientë të tjerë me Covid-19 dhe i sëmbon në zemër për ata që nuk ia kanë dalë t’i mbijetonin këtij virusi.

Statusi i plotë

Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë. E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara – e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flamë.  Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t’iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë!  Gjatë këtyre dy javëve u miqësova me plot pacientë apo të shëruar të tjerë, njoha historitë e tyre e ndamë momente të kësaj lufte të përbashkët të njerëzimit. Ky komunitet, ku tani edhe unë duhet të bëj pjesën time, do duhet të jetë më aktiv për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi seriozitetin e kësaj drame e nevojën për të bashkëpunuar me autoritetet çdo ditë!  Jam i brengosur për ata që s’ja dolën, më sëmbon zemrën kjo padrejtësi ku disa jetë këputen kaq beftas në mes! Vazhdoj lutem për familjet që lanë pas, e siç ua kam dëshmuar një pjese prej tyre, do angazhohem me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve! Ndaj miq, le të duhemi më shumë, e urrehemi më pak. Të ndihmojmë më shumë, e të shajmë më pak. Të bashkohemi më shumë, e të përçahemi më pak! Nëse i bëjmë këto e bashkëpunojmë me bluzat e bardha, do ngrihemi më të pjekur e më të fortë si komb! Unë besoj! Mirënjohje e dashuri pafund për secilin prej jush!

Vetëm pak orë më parë u bë me kryebashkiaku Erion Veliaj është shëruar nga koronavirusi. Tamponi i dytë i rezultoi negativ, duke bërë që Veliaj t’i rikthehet punës. Negative rezulton të jetë edhe e shoqja, Ajola.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj erion veliaj

Sondazh

Poll