Aktualitet

EMRAT/ Tragjike në Rrugën e Kombit, dy të rinj vdesin pasi makina del nga rruga, një tjetër plagoset, pamjet kur një prej

12 Gusht 2020, 13:06 Nga DOSJA
EMRAT/ Tragjike në Rrugën e Kombit, dy të rinj vdesin pasi makina

KUKËS– Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se dy të rinjtë, Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka, bashkë me një tjetër, të identifikuar si Samet Elezi, që tashmë ndodhet në spital, po udhëtonin me mjetin e llojit “Golf”, në autostradën Kalimash-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, në momentin që makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, Manaj prej tre të rinjve ka ndërruar jetë, dhe siç shihet edhe në foton e mëposhtme qëndron i shtrirë në rrugë, dhe e kanë mbuluar me një jelek të verdhë.

Dy të tjerët u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, por njëri nuk mbijetoi dot. Klisman Uka, kishte marrë goditje shumë të forta, dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, Samet Elezi, është tek Trauma në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë Kukës.

Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar. Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjeksore Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne rrugen e kombit kalimash-morine kukes aksident me vdekje ne rrugen e kombit kalimash-morine kukes

Sondazh

Poll