Aktualitet

Erion Veliaj shërohet nga Covid-19/ Kryebashkiaku merr përgjigjen e tamponit të dytë e rikthehet në detyrë, edhe Ajola del

12 Gusht 2020, 13:15 Nga DOSJA
Erion Veliaj shërohet nga Covid-19/ Kryebashkiaku merr përgjigjen e

TIRANË– Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është shëruar nga Covid-19. Mësohet se kryebashkiaku ka marrë sot përgjigjen e tamponit të dytë, i cili ka rezultuar negative, duke bërë që tashmë, Veliaj të rikthehet në detyrë.

Bashkë me Veliajn, negative me koronavirus, ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Gruaja e kryebashkiakut, pasi mori vesh që ky i fundit, ishte i infektuar, bëri gjithashtu tamponin, i  cili rezultoi negative.

Vetë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri me dije se ishte i infektuar me Covid-19 në fund të muajit korrik, më datë 28. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe se punën e vijonte nga shtëpia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ajola xoxa erion veliaj ajola xoxa erion veliaj

Sondazh

Poll