Aktualitet

Rakacolli ‘shuan’ shpresat: Terapia me plazmë hiperimune ndaj Covid-19 nuk është shpëtimtare, por shumë shpejt do futet

12 Gusht 2020, 14:02 Nga DOSJA
Rakacolli ‘shuan’ shpresat: Terapia me plazmë hiperimune ndaj

TIRANË– Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli është shprehur se edhe në Shqipëri, shumë shpejt terapia me plazmë hiperiume në Shqipëri që ndihmon në kurimin e pacientëve me Covid-19, dhe se nga ana e mjekëve janë përcaktuar kandidatët që mund të jenë dhurues. Në një prononcim për News 24, Rakacolli shtoi gjithashtu se kjo terapi nuk është shpëtimtare.

Terapia do të fillojë shumë shpejt në Shqipëri. Nuk është një terapi shpëtimtare. Është provuar plazma si terapi që në gripin spanjoll. Është arsyetimi i thjeshtë logjik. Jo çdo person që ka kaluar sëmundjen ka antitrupa mjaftueshëm për tia kaluar pacientit që ka nevojë. Ne kemi përcaktuar dhe cilët do jenë kandidatët që mund të jenë dhurues,”– deklaroi Rakacolli.

Më herët, Shpëtim Baçi, një mjek shqiptar në Itali, u shpreh se kjo procedurë ka dhënë mjaft efekt në vendin fqinj dhe se u ka shpëtuar jetën mjaft njerëzve. 

Si funksionon plazma hiperimune?

Plazma hiperimune merret nga njerëz të cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antikorpe në trupin e tyre në mënyrë të tillë që më pas t’u dhurohet të sëmurëve me koronavirus. Para se të dhurohet plazma duhet të bëhet testimi kush i ka këto antikorpe, dhe minimalisht duhet që për 14 ditë të mos ketë shenja të infeksionit. Çdo pacient që ka kaluar koronavirusin mund të dhurojë deri në 600 miligramë, ose dy herë në muaj, 1200 miligramë. Plazma në vetvete përmban imunoglobinë që ndihmon për të kuruar sëmundjen. Mbetet për t’u parë nëse do të funksionojë edhe në Shqipëri.

Gjithsesi, v/ministrja shtoi më tej se dy spitalet COVID 3 dhe 4 janë gati, po vijon trajnimi i mjekëve dhe se në momentin që dy spitale 1 dhe 2 nuk do ta përballojnë fluksin, të tjerët.

“Të dyja spitalet e dedikuara për COVID janë spitale që po punojnë intensivisht dhe po përballojnë fluksin e pacientëve. Numri i shtuar i rasteve do të shqoërpohet me shtimin e shtrimeve spitalore. Deri tani fluksi ka qenë krejtësisht i përballueshëm. Për të trajtuar pacientët me COVID, komiteti i ekspertëve ka parashikuar skenarë të ndryshëm. Është parashikuar që nëse do të përmbushen kapacitetet në Tiranë do të trajtohen pacientët në spitalet rajonale. Tani po maten mundësitë e këtyre spitaleve po përgatiten linjat e oksigjenit dhe njëkohësisht të kenë dhe aparatura të posaçme e respiratorë. Më e rëndësishme nuk janë aparaturat por kapacitetet njerëzore,”– deklaroi Rakacolli.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 205. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, një prej tyre ka shënuar edhe viktimën e parë në Gjirokastër. Ndërkohë që u konfirmuan 140 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 2991 të infektuar, ndërsa 3480 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 pacientë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll