Aktualitet

Habitën autoritetet me ngjashmërinë e frikshme, arrestohen binjakët shqiptare në Itali, përdorën identitetin “Jimmy”

12 Gusht 2020, 13:22 Nga DOSJA
Habitën autoritetet me ngjashmërinë e frikshme, arrestohen

ITALI-Të ngjashëm si dy pika uji. Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali për shitje droge. Sipas mediave italiane, ata ua shisnin drogën tregtarëve dhe sipërmarrësve.

Për të kryer dërgesat, shqiptarët shfrytëzonin ngjashmërinë e tyre. Ata prezantoheshin me emrin Jimmy, duke kaluar të dy me të njëjtin emër.

Pas një sërë vëzhgimesh në qendrën historike të Borghese, autoritetet vërtetuan se Jimmy në të vërtetë përdorej si identitet nga të dy vëllezërit. Këto të fundit alternoheshin me njëri-tjetrin, për të mos rënë në gjurmët e autoriteteve.

Një rast i ngjashëm është shënuar edhe më herët në Itali, po me dy vëllezër shqiptarë. Edmond dhe Eduard Trushi habitën autoritetet italiane me ngjashmërinë e tyre. Ishte ADN-ja ajo që përcaktoi se kush ishte njëri dhe kush tjetri dhe më pas gjykata dha dënimin për secilin prej tyre, për grabitje.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet binjaket shqiptare ne itali binjaket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll