Aktualitet

Zjarri masiv djeg 10 hektarë pyll në Krujë, rrezikon varrezat e dëshmorëve dhe disa banesa

12 Gusht 2020, 13:42 Nga DOSJA
Zjarri masiv djeg 10 hektarë pyll në Krujë, rrezikon varrezat e

KRUJË– Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet në Krujë duke bërë që të digjen mbi 10 hektarë me pemë. Zjarri vazhdon prej disa orësh dhe deri më tani ka djegur mbi 1000 rrënjë ullinj e pisha.

Flakët janë ende aktive dhe po rrezikojnë varrezat e dëshmorëve në Krujë. Gjithashtu, pranë vatrës së zjarrit, ndodhen edhe disa banesa, që nëse nuk bëhet e mundur vënia nën kontroll e flakëve, mund të digjen.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen dy zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të neutralizuar flakët. Ende nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë zjarr, por nga verifikimet paraprake, rezulton se është vënë qëllimisht.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje zjarr ne kruje kruje zjarr ne kruje

Sondazh

Poll