Aktualitet

Plagoset 27-vjeçarja në Vlorë, makina me të cilën po udhëtonte del nga rruga

12 Gusht 2020, 12:49 Nga DOSJA
Plagoset 27-vjeçarja në Vlorë, makina me të cilën po

VLORË- Një aksident me pasojë plagosjen e një 27-vjeçare ka ndodhur sot në Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një mjet tip “Golf” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Nga ky aksident ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, një 27-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në spitalin e Vlorës.

Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore makina del nga rruga policia vlore aksident ne vlore makina del nga rruga policia vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 10:17

TROPOJË- Veprim i rrallë! Një turist i huaj rrugës për në Valbonë ka gjetur një laptop dhe disa dokumente. Ai është përpjekur që laptopi dhe dokumentet t’i...