Aktualitet

Bllokohet pika kufitare e Kakavijës/ Pala greke nuk menaxhon dot situatën, qytetarët presin mes të nxehtit për të bërë t

12 Gusht 2020, 10:58 Nga DOSJA
Bllokohet pika kufitare e Kakavijës/ Pala greke nuk menaxhon dot

GJIROKASTËR-Bllokohet pika kufitare e Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve nga pala greke në këtë pikë doganore. Mijëra qytetarë janë duke pritur në radhë për të bërë tamponin, ndërkohë pala greke nuk po menaxhon dot situatën. Qytetarët shfaqen grumbull pranë stafeve mjekësore, ku bëhet edhe analiza e COVID dhe nuk dinë se sa orë do të qëndrojnë në këtë pikë doganore.

Çdo person, para se të futet në tokën helene, i merret tamponi si dhe të adresa dhe numri i telefonit. Kjo si një masë për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19.  Ndërkohë, nuk u merret tamoni udhëtarëve që futen në tokën shqiptare.

Sakaq, pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës janë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit. Ndërsa më 16 gusht, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të karantinohet për 7 ditë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhë të gjata në kakavijë radhë të gjata në kakavijë

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 10:17

TROPOJË- Veprim i rrallë! Një turist i huaj rrugës për në Valbonë ka gjetur një laptop dhe disa dokumente. Ai është përpjekur që laptopi dhe dokumentet t’i...