Art&Argëtim

Vetëvritet në moshën 36-vjeçare vajza e miliarderit të njohur amerikan

12 Gusht 2020, 10:12 Nga DOSJA
Vetëvritet në moshën 36-vjeçare vajza e miliarderit

SHBA– Mes situatës së vështirë të pandemisë së koronavirusi, kanë ndodhur edhe një sërë ngjarjesh të tjera që kanë tronditur njerëzit në mbarë botën. Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se ka  ndërruar jetë vajza e bashkëpronarit të skuadrës së futbollit amerikan New York Giants, Steve Tisch, Hilary Tisch.

Mësohet se ajo është vetvrarë, pasi prej kohësh kishte qenë në gjendje të rëndë shëndeti mendor.

Hilary ishte vetëm 36-vjeç, e cila punonte si stiliste bizhuterish dhe gjithashtu kishte një organizatë jofitimprurëse me të cilën siguronte ndihmë mjekësore falas për njerëzit në nevojë.

I ati i saj, Steve Tisch gjatë një deklarate për ngjarjen e rëndë, ka bërë me dije se vajza e tij vuante nga depresioni.

“Hilary ishte një person i dashur dhe i mrekullueshëm. Nëna motrat dhe vëllezërit e saj janë të tronditur nga humbja e saj. Ajo la boshllëk në zemrat tona. Hilary luftoi me sa mundi kundër sëmundjes së depresionit. Familja jonë është zemërthyer dhe po mban zi për humbjen tragjike. Kërkojnë privatësi në këtë kohë të vështirë.”- ka thënë ai.

Burimi: cbssports

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz steve tisch vdes hilary tisch steve tisch vdes hilary tisch

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Gusht 2020, 20:06

SHBA– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka zbuluar se mosha e tretë nuk është e informuar për të si artiste.Teksa ishte e ftuar në emisionin “Jim...