Art&Argëtim

11 Gusht 2020, 20:06 Nga DOSJA

SHBA– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka zbuluar se mosha e tretë nuk është e informuar për të si artiste.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live!” Duas iu dha mundësia të realizonte disa intervista virtuale me njerëz të moshuar për të parë se sa e njihnin.

Shumë fansa të mi janë të rinj, por gjithmonë jam duke u përpjekur të arrij një audiencë më të gjerë, kështu që vendosa t’i afrohem disa të moshuarve. Këta janë njerëz të vërtetë që kam intervistuar në internet. Unë u thashë se po bëja një studim në lidhje me muzikën, por nuk i thashë se kush isha.”- shpjegoi Dua në monologun e saj hyrës.

Në pjesën e titulluar “Kush është Lipa”, këngëtarja 24-vjeçare fillon me një pyetje të përgjithshme në lidhje me muzikën e zhanrit pop, përpara se të fillonte punën e saj.

“A e dini kush është Dua Lipa?”, tha ajo.

Disa nga përgjigjet përfshinin “Kush?”, “A është person?” dhe “Dua Mita?”
Një tjetër person thotë se Dua është “Doobie Brothers” një grup popullor rock nga vitet 1970.

Kur Dua zbuloi identitetin e saj para personave e gjithë situata kaloi me të qeshura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa interviste këngëtare dua lipa interviste këngëtare

Sondazh

Poll