Art&Argëtim

E njëjta pozë, njëra shtatzënë e tjetra jo! Përveç emrit dhe mbiemrit, dy Sara Hoxha-t ndajnë dhe të njëjtat ide

11 Gusht 2020, 19:20 Nga DOSJA
E njëjta pozë, njëra shtatzënë e tjetra jo!

TIRANE– Partnerja e Ledri Vulës dhe bashkëshortja e Ledion Liços, mbajnë të njëjtin emër dhe mbiemër- Sara Hoxha.

Dy Sarat janë krenare që ndajnë të njëjtat iniciale së bashku dhe këtë e treguan mbrëmjen e djeshme teksa festonin ditëlindjen e mikeshës së tyre të përbashkët.

Mirëpo përveç kësaj, dy vajzat duket se kanë dhe ide të njëjta për fotot që duhet të publikojnë në Instagram, pozën si dhe orarin e postimit.

Sara, partnerja e Ledrit ishte ajo që fillimisht postoi foton ku shihet duke i dhënë makinës, në sheshin Skëndërbej, aty ku dukshëm bie në sy barku i rrumbullakosur.

Sara ka treguar se kur Ledri pi ndonjë gotë më shumë, timonin e merr ajo vetë pasi tani që është në pritje të ëmbël nuk mund të pijë alkool.

“Kur ai pi e ngas unë makinën, por ai sërish do të bëjë fotografi”, shkruan Sara në përshkrimin e fotos.

Pak minuta më pas ishte trashëgimtarja e Top Medias ajo e cila postoi një foto të ngjashme.  E ulur në vendin e pasagjerit, Sara ka të njëjtën pozë si mikesha e saj, vetëm se këtë rradhë mungon barku i rrumbullakosur.

Fotot mund të jenë realizuar pas përfundimit të festës së ditëlindjes së mikeshës së tyre, e duhet thënë se aty vetëm distanca sociale që nuk u respektua (duke qënë se jemi në periudhën e COVID-19).

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz foto sara hoxha foto sara hoxha

Sondazh

Poll