Art&Argëtim

Rusia aprovoi vaksinën kundër Covid-19, shqetësohen shkencëtarët ndërkombëtarë: Do t’i ekspozojë konsumatorët drejt&

11 Gusht 2020, 19:48 Nga DOSJA
Rusia aprovoi vaksinën kundër Covid-19, shqetësohen

RUSI- Rusia të martën u bë vendi i parë që aprovoi një vaksinë kundër koronavirusit, një veprim që u prit me skepticizëm nga e gjithë bota pasi testimi ka përfshirë vetëm dhjetëra njerëz. Presidenti Vladimir Putin miratoi njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe tha se njëra nga dy vajzat e tij tashmë ishte e injektuar me vaksinën.

Ai tha se vaksina iu nënshtrua testeve të nevojshme dhe siguron imunitet të qëndrueshëm ndaj koronavirusit, megjithëse autoritetet ruse nuk kanë ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e sigurisë ose efektivitetit. Sidoqoftë, shkencëtarët në Rusi dhe vendet e tjera kanë ngritur alarm duke thënë se nxitimi për të ofruar vaksinën para testimit të fazës përfundimtare duhet të anulohet pasi sipas tyre mund të shkaktojë efekte anësore.

Sipas shkencëtarëve të huaj vaksina duhet të kalojë edhe fazën e tretë dhe se duhet të testohen mijëra njerëz. Sipas tyre kjo është mënyra e vetme për të provuar nëse një vaksinë eksperimentale është e sigurt dhe me të vërtetë funksionon.

“Miratimi që u dha ditën e sotme nuk do ta bëjë Rusinë udhëheqës në garë, thjesht do t’i ekspozojë konsumatorët e vaksinës ndaj rrezikut të panevojshëm,” tha Shoqata e Organizatave të Provimeve Klinike të Rusisë.

Ndërsa zyrtarët rusë kanë thënë që prodhimi në shkallë të gjerë i vaksinës nuk ishte planifikuar deri në shtator.  Zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova tha që vaksinimi i mjekëve mund të fillojë qysh në këtë muaj. Zyrtarët thonë se ata do të monitorohen nga afër pas injeksioneve.

“Ne presim që dhjetëra mijëra vullnetarë të vaksinohen brenda muajve të ardhshëm, ” tha Kirill Dmitriev, shefi ekzekutiv i Fondit të Investimeve Direkte.

Mjeku, Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës në Kolegjin Universitar të Londrës, tha se ky njoftim është veprim i pamatur dhe qesharak.

“Vaksinimi në masë me një vaksinë të patestuar mirë është joetik. Çdo problem me fushatën e vaksinimit në Rusi mund të shkaktojë efekte negative në shëndet po ashtu në skepticizmin e njerëzve që të vaksinohen”, tha ai.

Komenteve të tij u bëri jehonë edhe profesori, Danny Altman nga Kolegji Imperial në Londër, i cili theksoi se dëmi kolateral nga lansimi i ndonjë vaksine që ende nuk dihet sesa është e sigurt edhe efikase “do të përkeqësonte problemet tona të pakapërcyeshme”.

Doktori, Peter Kremsner, ekspert në Spitalin Universitar në Tuebingen të Gjermanisë, tha se Rusia ka bërë një veprim të pamenduar mirë.

“Normalisht duhet një numër i madh i njerëzve të testohen para aprovimit të vaksinës”, tha ai. Mendoj se është e pamatur të miratohet një vaksinë pa u testuar”, shtoi ai.

Ekspertët thonë se mungesa e të dhënave për sigurinë, përgjigjen imunitare dhe parandalimin e infeksionit i lë shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore në botë, në errësirë.

Burimi:abcnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete tatyana golikova vaksina kunder koronavirusi tatyana golikova vaksina kunder koronavirusi

Sondazh

Poll