Aktualitet

12 Gusht 2020, 07:19 Nga DOSJA

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ilir Berberit në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Berberi është një nga personat që qëlloi me breshëri kallashnikovi në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, që është në pronësi të Jetmir Muçollarit. Ndërkohë,  mësohet se 52-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe ka  dorëzuar menjëherë armën e tij, një pistoletë. 52-vjeçari, i cili njihet si “Liri i Rrushkës” ishte fshehur në një çadër që kishte ngritur në pyllin e Vërdovës.

Tashmë, Policia e Shtetit ka zbardhur dy atentatet që ndodhën ndaj familjes Muçollari. Për këto ngjarje janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë: Mariglen Topuzi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Dy atentatet ndaj familjes Muçollari ndodhën më 1 dhe 9 gusht. Atentati që tronditi më shumë qytetin ishte ai i datës 9 gusht. Dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec,. Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.  Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka ilir berberi atentat në hotel voloreka ilir berberi

Sondazh

Poll