Aktualitet

Protesta e 13 Prillit/ Policia vendos prozhektorë, ka informacione për rrëmujë

9 Prill 2019, 19:18 Nga DOSJA
Protesta e 13 Prillit/ Policia vendos prozhektorë, ka informacione për

TIRANË- Opozita ka paralajmëruar për një protestë të madhe më 13 prill, e cila ndryshe nga protestat e tjera do të nisë rreth orës 6 të pasdites, për t’u shtrirë më pas në kohë.

Burime bëjnë me dije për Dosja.al, se autoritetet shtetërore kanë nisur instalimin e prozhektorëve në zonën pranë Kryeministrisë ku edhe do të zhvllohet protesta. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në këtë protestë do të ketë rrëmujë, ndërsa flitet për mundësinë e vendosjes së një çadre.

Ende nuk dihet se cili do të jetë plani i opozitës për këtë protestë, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha por edhe LSI, po zhvillon takime nëpër rrethe ku i fton qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë.

Protestat e kaluara, policia ka përdorur gazin lotjellës dhe ujin me presion për shpërndarjen e protestuesve.

Kujtojmë se për protestat para Kuvendit, Policia e Shtetit ka vendosur kamera me rezolucion të lartë, për të bërë më të lehtë identifikimin e protestuesve që përdorin dhunë. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet informacione për rrëmujë policia vendos prozhektorë protesta e 13 prisllit protesta e opozites informacione për rrëmujë policia vendos prozhektorë protesta e 13 prisllit protesta e opozites

Sondazh

Poll