Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Qytetari dëshmitar u përplas me grabitësit: Mos flit asgjë ose të vrasim! 

9 Prill 2019, 19:07 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Qytetari dëshmitar u përplas me

TIRANË- Një qytetar i cili është hasur me grabitësit e parave në aeroportin e Rinasit., ka dëshmuar se ai i ka pikasur ata teksa digjnin automjetin në zonën e Bathores. Ka pasur një bisedë me ta, ku i ka pyetur:Përse e digjni makinën?”

Por, autorët, të cilët dëshmitari nuk kishte dijeni se ishin grabitësit e parave në pistën e avionëve në Rinas, i janë kthyer duke e kërcënuar: “Mos flit asgjë ose të vrasim”.

Sipas dëshmisë së tij, grabitësit më tej janë larguar me biçikletë, ndërsa kishin me vete edhe disa çanta. Bëhet fjalë për paratë që ata grabitën ditën e sotme në Rinas.

Grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deshmitari ne rinas grabitja ne rinas deshmitari ne rinas grabitja ne rinas

Sondazh

Poll