Aktualitet

Grabitja në Rinas, gazetari Rusta: Grabitësi i vrarë s’ështe tullac, si u maskua për të ngatërruar policinë (FOTO)

9 Prill 2019, 18:34 Nga DOSJA

TIRANË- Gazetari Arsen Rusta i ftuar në “Report Tv” ka treguar një detaj nga “operacioni” i katër autorëve të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Sipas Rustës, personi i cili humbi jetën pas shkëmbimit të zjarreve me policinë nuk ishte qeros ashtu siç duket edhe nga pamjet e publikuara por mbante veshur një maskë për të ngatërruar policinë.

“Personi që është tullac, nuk është natyral. Por ka përdorur një maskë. Ai ka përdorur maskën për t’u kamufluar. Ai ka maskën, syzet dhe këmishën dhe jelekun antiplumb. Prandaj edhe ky nuk ka maskë. Kjo është bërë në mënyrë që policia të ndiqte një qeros. Do të kërkohej ditë e natë një qeros dhe nuk do të gjendej. Të gjithë kanë thënë që pamë një qeros.”

Maska e përdorur nga autori i grabitjes

Versionin e Rustës e ka mbështetur edhe gazetari Artan Hoxha, i cili shpjegoi edhe arsyet përse ka ndodhur diçka e tillë.

“Po të ishin të gjithë më maska do të ishte e dyshimtë. Prandaj nuk janë të gjithë me maska.”

Grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. 3 persona të armatosur me një makinë pa targa dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor” kanë vjedhur 10 milionë euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste. Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arsen rusta grabitja ne rinas tirane arsen rusta grabitja ne rinas tirane

Sondazh

Poll